Kryeministri Zoran Zaev edhe sot ka shprehur mospajtimin e tij, ndaj siç vlerëson, vetos që Bullgaria ia vendosi Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas Zaevit, Bullgaria kërkon zgjidhjen e dallimeve historike.
“E vërtetë, është e mosfalënderuese që fqiu ynë Bullgaria vendosi veto për ne në dhjetor të vitit 2020. Qëllimi kryesor është të zgjidhen dallimet historike në interpretimet mes Shkupit dhe Sofjes”, tha Zaev në intervistën e tij për gazetën “Vort” në Luksemburg.
Për kontestin me Bullgarinë, Zaevi kërkon ndihmën e shteteve anëtare të BE-së.
“Kjo kërkon ndihmë nga të tjerët në BE”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ndërkaq ka vlerësuar se “kontestet historike nuk duhet të jenë pengesë për ardhmërinë e shtetit”./TV21
