Zaev kërkon edhe një mandat për kryetar të LSDM-së

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar sot programin e tij si kandidat për kryetar të kësaj partie.

Me programin synon të marrë edhe një mandat si lider i kësaj partie, ndërkaq premton se do të bëjë kthesë edhe në politikën e Maqedonisë së Veriut.

“Politikë e re, ofanzivë pranverore për kthesë të re në veprimtarinë politike të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse e marr besimin, paralajmëroj për mënyrën më të re të funksionimit dhe mentalitetin e partive politike në vendin tonë, duke filluar pikërisht nga LSDM-ja”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Sipas tij, politika e re nënkupton: Kuadër i ri i ofertës së LSDM-së.

“Kjo nuk do të thotë se heqim dorë nga ndokush, por përgjegjësi para qytetarëve dhe vetes”, tha Zaevi.

Lideri i ri i LSDM-së do të zgjedhet më 21 mars, ndërkaq Zaevi është i vetmi kandidat./TV21