Zaev: Jam krenar që e mora besimin

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar votëbesimin që u bë dje në Kuvend.

Thotë se është krenar për këtë, dhe falënderoi deputetë që i dhanë besimin.

“Jam krenar që mora besimin. Unë jam i lumtur dhe jam falënderues për përkrahjen e shumicës, sepse kjo tregon se ne mund të vazhdojmë para”, tha Zaev transmeton TV21.

Ka deklaruar se kjo nënkupton edhe largimin e mjegullës, që është hedhur me muaj se gjoja shumica parlamentare nuk është stabile.

“Ka më shumë se disa muaj që dëgjojmë se shumica nuk është stabile, dhe se do të bie qeveria…. Kjo e largoi këtë mjegull”, tha Zaev në Shtip.

Ka shtuar se kjo nënkupton edhe zhbllokim të Kuvendit për miratimin e ligjeve./TV21

TË NGJAJSHME