Zaev: I kuptoj reagimet në rrjetet sociale, nuk mundet gjithë Bullgaria të kualifikohet si fashiste

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi  se i kupton reagimet  në rrjetet sociale  pas intervistës  së tij të dhënë për agjencinë bullgare BGNES, por thotë se e kaluara historike nuk duhet të na kufizojë në gjurmimin  e rrugës drejt së ardhmes evropiane.

“I kuptoj reagimet e tilla, por liderët duhet ta udhëheqin  shtetin përpara dhe ta bëjnë hapin e parë.  Tërësisht e kuptoj ndjenjën e cila shpërndahet në rrjetet sociale, por të njëjtat  bashkëqytetarët  ndajnë histori të njëjtë si e imja. Lufta antifashiste është pjesë  edhe e familjes sime,  një pjesë e qytetit në të cilën jetoj, por ajo është e kaluar historike dhe nuk duhet të na kufizojë  në trasimin e rrugës drejt të ardhmes sonë evropiane”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Thotë se nuk mundet gjithë Bullgaria të kualifikohet si fashiste sepse në atë kohë populli  në Bullgari nuk është pyetur.

“Bullgaria në vitin 1941 është ndalur në anën e Paktit të përhershëm të fashizmit. Në ato momente  askush nuk i pyeti bullgarët për referendumin se ç’farë është  përcaktimi i tyre që të mundemi gjithë Bullgarinë ta kualifikojmë si fashiste. Edhe në Maqedoninë tonë kishte bashkëpunëtorë  të fashistëve,  ligjërues vendor. Evropa i zgjidhi çështjet  në mënyrë evropiane, koha është edhe Ballkani t’i zgjidh çështjet në mënyrë evropiane. Të falim por mos të harojmë. Okupimi nga ana e fashizmit ka qenë i pranishëm gjithkund nëpër Evropë dhe në mbarë botën dhe kjo nuk është arsye për të thënë se një komb i  tërë është okupator, për atë them administrata, sepse   udhëheqësia e atëhershme e Bullgarisë është përfshirë në paktin e përhershëm. Por, sot  të flisni për Bullgarinë fashiste ose Gjermaninë fashiste, ajo nuk është pikpamje drejt së ardhmes. Pyetja është nëse i shfrytëzojmë  fjalët e vërteta për të ndërtuar të ardhme”, sqaroi Zaev.

Fakt është, tha Zaev, se në vitin 1944 Arradhat partizane nga ish partia komuniste e Bullgarisë  u bashkuan në çetat antifashiste çlirimtare dhe së bashku me Armatën sovjetike e çliruan  hapësirën ballkanike nga fashizmi.

I pyetur se kush e ka kryer masakrën në Vatasha, Zaev tha se okupuesi fashist.

Në lidhje me largimin e përmendoreve për të cilat ka folur në intervistë, Zaev sqaroi se  ato janë larguar sipas Marrëveshje për miqësi dhe obligimet  për  ruajtje të miqësisë mes dy shteteve.