Zaev: Dorëheqjet pas hetimit, VMRO: LSDM dhe BDI me akuza mes vete do të zbardhin rastin

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev mbetet i qëndrimit se do të presë rezultatet nga hetimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë, dhe më pas do të sjell vendim për dorëheqjet e dy drejtorëve të spitalit, ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë. Në lidhje me hetimin e Spitalit modular në Tetovë, Zaev tha se nuk dëshiron të komentojë por se pop ret rezultatet e hetimit. Lidhur me kërkesën e opozitës për të formuar një komision hetimor për zjarrin, kryeministri tha se as ai dhe as parlamenti nuk duhet të hetojnë. VMRO-DPMNE ndërkaq vazhdon me akuza ndaj koalicionit qeverisës LSDM-BDI për rastin në Tetovë.

“Unë do të pres dhe gjithsesi do të mbështes qëndrimin se në përputhje me informacionet e hetimit unë do të deklarojë qëndrimin ndaj dorëheqjeve morale të drejtorit të spitalit, drejtorit ekonomik, ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë. As Zaev e as Parlamenti nuk duhet të hetojë, le të punojnë profesionistët dhe të tregojnë nëpërmjet raportit dhe rezultateve, e pastaj Parlamenti ka të drejtë të krijojë komisione anketuese, të debatojë, të analizojë dhe vlerësojë, të korrigjjë e kështu me radhë”, tha Zaev.

“LSDM dhe BDI duke fajësuar njëri -tjetrin zbulojnë se nuk ka pasur mbikëqyrje të duhur të ndërtesa modulare, nuk kishte sistem të mbrojtjes nga zjarri, asnjë pranim teknik, nuk kishte materiale të certifikuara, nuk kishte asgjë që do të garantonte sigurinë e pacientit. Kjo është jashtë të gjitha normave dhe rregullave, ky është një veprim joprofesional dhe jokorrekt nga nga autoritetet kompetente. Nga gjithçka që është bërë publike deri më tani, është e qartë se ata fajtorë për lëshimet janë LSDM dhe BDI dhe askush tjetër”, tha Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja./TV21

MARKETING I PAGUAR POLITIK