Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ishte pjesëmarrës në përurimin e autostradës “Arbër Xhaferri”, theksoi se do të shpallin tender për 14 kilometra rrugë nga Bllaca deri në Shkup. Zaev gjithashtu potencoi se do të përshpejtohet procedura për ndërtimin sa më të shpejt, me çka rruga Shkup-Prishtinë do të kalohet për 45 minuta.
