Dialog, ndërsa jo konflikt krijojmë me Bullgarinë, qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim vendor dhe izolime të reja, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për MIA-n në lidhje me hapat e mëtutjeshëm për zgjidhjen e kontestit me vendin fqinj.
Kryeministri Zaev thekson se komunikimi me Sofjen zyrtare vazhdon në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe shton se as çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për proceset evropiane, as zgjedhjet në Bullgari nuk duhet të jenë pengesë për zgjidhjen e dallimeve bilaterale.
Pret pas festave të Vitit të Ri përfaqësuesi ynë special Vllado Buçkovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ta vazhdojnë komunikimin për gjetjen e zgjidhjes.
“Për atë, në momente të tilla, në sfidë, duhet të tregojmë vlera evropiane. Dialog, në vend të konfliktit. Qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim vendor dhe izolime të reja. Sukses i përbashkët në vend të mossuksesit të ndarë. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane”, thotë Zaev në intervistë për MIA-n.
Thekson se pas vendimit të pastër të marsit, për fillim të negociatave me BE-në, e cila ishte mbështetur nga të gjtiha vendet anëtare , duke e përfshirë edhe nga Bullgaria, pas raportit evropian në mars ne jemi aq të pasigurt për në Evropë, ndërsa çdo anulim i fillimit tonë të negociatave vetëm e vë në pikpyetje kredibilitetin e Unionit.
Ai theksoi se me mosmiratimin e korrnizës negociuese Maqedonia e Veriut do të humb kohë të madhe, por humbës më i madh është Bashkimi Evropian. “Kjo është goditje mbi themelet në të cilat është ndërtuar Unioni”, thotë Zaev dhe shton se vendi maksimalisht do të jetë aktiv pas kësaj çështje.
“Ne do të jemi maksimalisht aktiv pas kësaj çështje. Do të luftojmë sepse fëmijët tanë presin të fitojmë në betejat e shekullit 21, të jenë në BE dhe të jenë të sigurt dhe stabil siç janë tani në NATO. Atë betejë e udhëheq sepse është e jona, betejë e përbashkët për të cilën janë të njëzëshëm të gjithë qytetarët e vendit tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerë”, porositi Zaev në intervistë për MIA-n.
