Zaev: Bojan Jovanovski gënjen sepse kam refuzuar t’i ndihmoj

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratë për “Fokus” i vlerëson  si gënjeshtra akuzat  që kundër tij dhe vëllaut të tij i tha Bojan Jovanovski-Boki-13, i cili sot ishte dënuar  me nëntë vite burg për rastin “Reket”. Pohoi se  Jovanovski gënjen sepse  ai i ka refuzuar  të gjitha kërkesat e tij  për t’i ndihmuar në procesin gjyqësor.

“Gjykimi i sotëm për këtë rast është vërtetim se drejtësia  funksionon pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Përfundoi koha kur politikanët paraqiteshin në gjykata  për t’i mbrojtur shkelësit e ligjit. Edhe krahas asaj që  të gjitha dëshmitë  për rastin e njohur në opinion si Reket janë mirë të njohura për opinionin,  sërish Bojan Jovanovski  kështu publikisht të gënjejë  është për një arsye të vetme, sipas meje,  që pikërisht unë e kam paraqitur këtë rast  dhe gjithsesi i kam refuzuar  të gjitha kërkesat e tij përmes  ndërmjetësuesve që t’i ndihmoj në procesin gjyqësor”, citon Zaev.

Ai shton se vazhdon të luftojë  për qeverisje  të së drejtës,  ligji të vlejë njëjtë për të gjithë,  pa dallim se për kë bëhet fjalë, dhe siç potencon,  secili që ka gabuar  para ligjit të përgjigjet.

“Njëkohësisht të gjitha kërcënimet  për ndonjë komunikim që e kam pasur  me Bojan Jovanovskin të cilat i dorëzoi  deri te udhëheqësia më e lartë  e VMRO-DPMNE-së pikërisht avokati i tij, përmes ndërmjetësuesve, pres të publikohen   edhe  njëherë ta shikojë opinioni se cila është e vërteta,   se përcaktimi im dhe i LSDM-së  për shtet juridik janë pa kurrfarë kërcënime  dhe pa kompromis ose deklarata të tilla të rrejshme  nuk do të na kthejnë  nga përcaktimi për përgjegjësi të secilit  i cili ka gabuar para ligjeve”, thotë Zaev.

Lideri i LSDM-së potencon se shkarkim gjyqësor  në proces transparent duhet të ketë edhe për të gjitha rastet dhe proceset gjyqësore, duke i përfshirë edhe ato  të cilat dalin nga lëndët e PSP-së.

Përveç dënimit  nëntë vjeçar me burg për Bojan Jovanovskin, për rastin “Reket”, me burg prej shtatë vitesh u dënua  edhe ish shefja e PSP-së, Katica Janeva./MIA