Zaev: As Merkeli, Makroni, Biden apo Putini nuk e dinë se çfarë do të ndodh me çmimin e rrymës pas Vitit të Ri

TË FUNDIT

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Zoran Zaev edhe sot ka siguruar se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil deri në fund të vitit.

Kjo siç sqaroi ai, është siguruar me garancën që Qeveria ua ka ofruar kompanive energjetike në vend për rialokim të mjeteve.

“E para, stabiliteti i çmimit të energjisë elektrike është i garantuar deri në fund të vitit dhe nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar për këtë sepse kjo është garantuar nga shteti”, tha Zaev, transmeton TV21.

“Se çfarë do të ndodh deri në fund të vitit, as kancelarja (gjermane Angela) Merkel dhe as presidenti (i Francës Emanuel) Makron, as presidenti (amerikan Joe) Biden dhe as presindeti (i Rusisë Vlladimir) Putin mund të ju thonë se pse e përmend këtë. Shumë punë varen edhe nga gazi natyror”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen shtesë se çfarë pas Vitit të Ri.

Ka shtuar:
“Nuk do të shpejtoj të tregoj se çfarë do të bëjmë, por një gjë do të vërtetoj se jemi këtu që t’ju gjendemi edhe qytetarëve edhe shtetit”/TV21