Youtube pezullon llogarinë e Trampit për kohë të pacaktuar

TË FUNDIT

Kompania Youtube e vazhdoi pezullimin e llogarisë së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, në kohë të pacaktuar.

Për herë të parë, llogaria e Trampit ishte pezulluar për një javë më 13 janar. Kompania atëherë njoftoi se një video e para pak kohëve në kanalin e Trampit “nxit dhunë” dhe është larguar.

“Për shkak të shqetësimit për potencial të vazhdueshëm për dhunë”, kanali i Donald Trampit do të mbetet jetë i pezulluar”, njoftoi Jutjub.

Pezullimi i përkohshëm i llogarisë në Jutjub nënkupton se videot e vendosura paraprakisht nga Trampi do të jenë në dispozicion, por ai nuk do të mund të publikojë të reja.

Krahas Trampit, kompania ndërmori aktivitete të ngjashme edhe kundër avokatit të tij Rudi Xhuliani.