Ymeri: Asociacioni ndryshon tërë territorin e Kosovës(Video)

TË FUNDIT

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mbrëmshme për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët e Kosovës që të jenë të gatshëm për ndërmarrje të përbashkëta të veprimeve të cilat do të ndalnin krijimin e këtij asociacioni. Këtu ata nuk përjashtojnë asnjë mundësi, madje as dhunën.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, në një konferencë për media të mbajtur sot, tha se me formimin e këtij asociacioni nuk do të ketë ndryshime vetëm në komunat serbe, por në tërë Republikën e Kosovës. Ai tha se nëse Isa Mustafa nuk jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, duhet të punohet që të rrëzohet e tërë qeveria.

Në konferencës e VV-së u tha se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi duhet të marrin titullin e tradhtarëve të kombit, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje që u arrit mbrëmë.