Ylli Limani reagon pas ndërprerjes së koncertit në Shkodër

TË FUNDIT

Ylli Limani ka reaguar pas një situate që ka shqetësuar fansat e tij në Shkodër dhe më gjerë. Në një postim në Instastory, këngëtari falënderoi publikun për mbështetjen e madhe, por njëkohësisht dha edhe një njoftim të papritur. Ai bëri të ditur se koncerti i planifikuar nuk u zhvillua, pasi policia ndërhyri për herë të dytë radhazi, duke e bërë të pamundur mbajtjen e tij.

“Shkodër Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon”, thuhet në njoftimin e Yll Limanit.