Presidenti kinez Xi Jinping u shprehu urime për Festën e Pranverës të gjithë kinezëve në një pritje të enjten nëPekin.
Xi, mbajti një fjalim në veprimtarinë e organizuar nëPallatin e Madh të Popullit, duke uruar popullin kinez tëtë gjitha kombësive, bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao e Tajvan dhe kinezët jashtë vendit.
“Në vitin e Lepurit që po lëmë pas Kina u përball me njëmjedis jashtëzakonisht të komplikuar ndërkombëtar dheme detyra të vështira të reformës, zhvillimit dhe ruajtjessë qëndrueshmërisë.Gjatë vitit të kaluar, kemi ruajturprirjen e përgjithshme të synimit të arritjes së përparimitduke ruajtur qëndrueshmërinë, duke promovuarrimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik,” theksoi Xi Jinping në fjalimin e tij.
Vëllimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka tejkaluar126 trilionë juanët, prodhimi i drithërave ka arritur niveletë reja të larta dhe punësimi e çmimet janë përgjithësishttë qëndrueshme, u shpreh më tej ai. Inovacioni shkencore teknologjik ka arritur përparime të reja dhe ështëpërshpejtuar krijimi i forcave të reja prodhuese cilësore. Reforma dhe hapja vazhduan të thelloheshin. Mjedisiekologjik ka vazhduar të përmirësohet, ndërsa mbrojtjakombëtare dhe modernizimi ushtarak kanë hedhur hapa të rinj.
“Kemi mbështetur në mënyrë aktive Hong-Kongun dhe Makaon për t’u integruar më mirë nëzhvillimin e përgjithshëm të Kinës, kemi kundërshtuarme vendosmëri veprimet separatiste të ‘pavarësisë sëTajvanit’ e ndërhyrjen nga forcat e jashtme dhe kemimbrojtur me forcë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe
Interesat e zhvillimit – tha ai.
Ai vuri në dukje se loong-u është totemi i kombit kinez, icili ka një pamje të fortë dhe madhështore, një shpirt tëguximshëm dhe të patrembur, një ndjenjë bekimi ndajbotës dhe një fuqi të pakrahasueshme. “Në Vitin e Loong-ut, shpresoj që njerëzit në mbarë Kinën tëfrymëzohen nga shpirti i loong-ut, të kenë frymë pioneree inovacioni dhe të punojnë fort për të shkruar njëkapitull të ri në rrugën e modernizimit kinez”, shtoipresidenti Xi.
Festa e Pranverës, ose Viti i Ri Hënor Kinez, këtë vit bie më 10 shkurt.