Xhudisti algjerian tërhiqet nga “Tokio 2020” për të mos u përballur me kundërshtarin izraelit

TË FUNDIT

Xhudisti nga Algjeria, Fethi Nourine, i cili garon në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, për të mos u përballur me izraelitin Tohar Butbul, i cili është kundërshtari i tij i mundshëm në ndeshjen e raundit 1/32 u tërhoq nga lojërat për të mbështetur Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Nourine pritej të përballet me sportistin saudit Mohamed Abdalrasool në raundin e 1/64, të hënën më 26 korrik, ndërsa vendosi që të mos përballet me kundërshtarin e tij të mundshëm izraelit në raundin e 1/32.

Pas hedhjes së shortit Nourine deklaroi se “Lufta e Palestinës është më e madhe se lufta ime”.