Referendum i ri për pavarësinë e Skocisë duhet të zbatohet një herë në një gjeneratë, deklaroi kryeministri britanik Boris Xhonson, pas liderja skoceze i ripërsëriti thirrjet për votim të ri pas Bregzitit.
“Referendumet sipas përvojës sime, përvojës sime të drejtpërdrejtë, në këtë vend nuk janë veçanërisht ngjarje të lumtura. Ata nuk kanë një forcë të veçantë bashkuese, duhet të mbahen vetëm një herë në një gjeneratë”, theksoi kryeministri britanik për Bi-Bi-Si-në.
Skocia votoi të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2014. Në atë kohë, liderja e Partisë Kombëtare Skoceze, Nikolla Starxhen e quajti votim të një gjenerate, por tani pohon se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ku u kundërshtuan shumica e skocezëve “e ndryshon lojën”.
Anketat e fundit të mendimit publik treguan mbështetje të vazhdueshme për pavarësi.
Xhonsoni e refuzoi mbajtjen e një votimi të ri, por Starxheni me siguri do të kërkojë mandat dhe do të kryejë presion mbi kryeministrin britanik nëse partia e saj arrin sukses në zgjedhjet e ardhshme lokale.
