Kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi sot se der më tani vaksinën e kanë marrë 2.4 milionë njerëz.
“Unë mendoj se deri më tani kemi vaksinuar dy milion njerëz”, tha Xhonson gjatë vizitës së qendrës për vaksinim.
Ai tha se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit po bën një “punë tepër të mirë”.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se Qeveria britanike vazhdon t’i monitorojë të dhënat e fundit dhe t’i shqyrtojë të gjitha masat kundër Kovid-19.
“Jemi duke i shqyrtuar të dhënat dhe statistikat më të fundit, po vazhdojmë t’i shqyrtojmë ato të dhëna dhe t’i monitorojmë dhe t’i shqyrtojmë masat”, deklaroi zëdhënësi.
