Xho Bajden zgjidhet për president të SHBA-së

TË FUNDIT

Kandidati demokrat, Xho Bajden është zgjedhur për president të SHBA-së, njofton Si-En-En.

Televizioni e ka shpallur Bajdenin për president të zgjedhur pas shpalljes së fitores së tij në Pensilvani e cila sjell 20 vota elektorale. Me të Bajdeni ka 284 vota elektronike nga 270 sa nevojiten.

Numërimi i votave vazhdon në Pensilvani, Xhorxhi, Arizona, Nevada ku do të pasojë edhe konfirmimi zyrtar i rezultateve.

Moment historik është edhe ajo që SHBA për herë të parë do të ketë nënpresidente grua, Kamila Haris e cila është me origjinë afro-amerikane dhe indiane.

Presidenti aktual, Donald Tramp ka paralajamëruar se ekipi i tij juridik do të parashtrojë më shumë ankesa në gjykata që të kontestojë rezultatet.