Xhaka: Krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime është Kosova

TË FUNDIT

Sukseset e arritura në vitet e fundit në futboll kanë bërë që përfaqësuesja e Zvicrës të jetë një atraksion më shumë për vendin në fjalë… i cili deri më tani mburrej me turizmin malor dhe çokollatat.

Formacionit helvet i është deidkuar një dokumentar me titull “The Pressure Game”. Ky material, nuk është transmetuar I plotë por është vendosur që të ndahet në pjesë. Në të katërtën, të titulluar “Presioni i gjakut”, radhën për të treguar diçka nga vetja e kishte mesfushori shqiptar  Granit Xhaka.

Regjisorët e dokumentarit kishin dokumentuar fjalët e kapitenit të formacionit helvet nga shtëpia e tij në Londër. Mes temave të ndryshme Xhaka u ndal shumë mbi çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, raporton portal helvbet “20min”. “Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat. “Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur polemik futbollisti shqiptar. 

Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës. “I kam vendosur vetes qëllim që të qëndroj pozitiv në fushë. Nëse mendoj se gjërat mund të shkojnë keq kam vendosur të shmangem”, tregon Xhaka.

Kapiteni ka zhvilluar plot 111 ndeshje me formacionin helvet, duke u treguar një lider i vërtetë. “Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, tregon Xhaka në fund të dokumentarit.