Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot kanë vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Xhaferri dhe Ahmeti shkuan për ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës së ish-kryetarit të Kuvendit.
Nëna e i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, Ajshe Veseli ka ndërruar jetë ditën e premte.
