Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është takuar me presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.
Në takim, është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe diplomacinë parlamentare.
“Në drekën e punës me Presidenten e Gjeorgjisë, Sh.S. Salome Zurabishvili shprehëm kënaqësi për vizitën e parë të një Presidenti të Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Biseduam për bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, për avancimin plotësues të bashkëpunimit multilateral dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare në marrëdhëniet e përgjithshme”.
