Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot ka takuar Ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns.
Nga pres-shërbimi i Kuvendit informojnë se Xhaferi e ka njoftuar Ambasadoren Bërns për tre pikat kyçe të Qeverisë së re. Angazhim në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për të mbështetur qytetarët dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja Bërns e uroi Xhaferin për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit dhe për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim për një periudhë të shkurtër duke veçuar fushën e integrimit euroatlantik.
