Xhaferi: Shënimi i Kurban Bajramit me respektimin e protokolleve shëndetësore

Must Read

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit.

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi urim për qytetarët pjesëtarë të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju uroj festën e madhe myslimane, Kurban Bajrami, me dëshirë që festa t’ju gjejë me shëndet të mirë dhe paqe shpirtërore. Kjo është festë e cila në vete e bart mesazhin e solidaritetit, afërsisë dhe bashkëndjesisë ndaj të gjithë njerëzve, të afërm apo të largët, fqinjë apo familje, të njohur apo të njohur të rastësishëm. Festë në të cilën ndahet fjala edhe mendimi i bukur, edhe begatitë e tryezës, edhe respekti dhe falja”, thekson Xhaferi.

- Advertisement -

Ai njëherë e potencon edhe nevojën që shënimi i festës të kalojë me respektimin e protokolleve shëndetësore për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi.

“Jemi mësuar që festën ta kalojmë të rrethuar me zhurmë të hareshme dhe përqafime të ngrohta, buzëqeshje të sinqerta. Për fat të keq, pothuajse prej fillimit të këtij viti jemi të detyruar ti ndryshojmë shprehitë tona të përditshme të funksionimit dhe gjithsesi, te festimit. Pandemia me Kovid – 19 është këtu dhe si duket do të zgjasë. Ne, dhe natyrisht gjithë bota, mësojmë mënyra të reja të jetës dhe punës. Përveç kësaj, në rast se deri tani nuk mësuam, tani mësojmë për vetëdijen dhe ndërgjegjen kolektive, për atë se sa me rëndësi është që çdo individ të mbajë llogari për veprimet e veta, që të njëjtat mos reflektojnë negativisht mbi familjet tona të afërme dhe mbi gjithë të tjerët. Ti respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që ti ndihmojmë vetes dhe sistemit tonë shëndetësor”, porosit Xhaferi.

- Advertisement -

Kurban Bajrami është festë e mirënjohjes dhe shprehu mirënjohje ndaj të gjithë punëtorëve shëndetësorë mirëpo edhe ndaj të gjithë të tjerëve që për çdo ditë angazhohen maksimalisht që të mundësojnë funksionim normal në këtë kohë të normalitetit të ri. 

- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me masën për mosmbajtje tw mjeteve...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit. Në kuadër...

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do...

Sot thuhen fjalët përfundimtare për rastin “Dhuna në Qendër”

Gjyqi për dhunën para Komunës së Qendrës në qershor 2013 vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse. Në...

Tërmet i ri në afërsi të Malit të Shenjtë

Tërmet me fuqi prej 4.6 ballëve sipas Rihterit, është regjistruar shkurt pas orës 7 sot në mëngjes sipas kohës lokale në pjesën...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -