Kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej 7 deri 9 shtator merr pjesë në Konferencën e pestë vjetore të kryetarëve të paralmenteve dhe Samitin e parë parlamentare për luftë kundër terrorizmit në Vjenë, Austri.
Konferenca e pestë vjetore e kryetarëve të parlamenteve, është në organizim të Unionit interparlamentar (UIP) dhe Parlamentit austriak, e në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe në të pritet prania e më shumëm se 110 kryetarëve të parlamenteve nga tërë bota.
Xhaferi, siç kumtojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, sot do të organizojë pritje solemne me rastin e festës shtetërore 8 Shtatori dhe shënimin e 30 vjetorit nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë.
“Samiti parlamentar global për luftë kundër terrorizmit më 9 shtator të viti 2021 është ngjarja e parë e këtij lloji, të cilën së bashku e organizojnë UIP dhe Kombet e Bashkuara, me temë: ‘Parlmentarët në front strategjik për parandalim, përforcimi i paqes dhe ndërtimi i ardhmërisë më të mirë për viktimat nga terrorizmi’. Pritet që pjesëmarrësit në Samit të identifikojnë zgjidhje të përhershme dhe të japin kontribut parlamentar në përpjekjet globale në luftën kundër terrorizmit dhe pengimin e ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim që avancimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, potencojnë nga Kuvendi.
Tema e konferencës dyditore globale e përfaqësuesve më të lartë të parlamenteve është: “Liderët parlamentarë në shërbim të multilaterizmit më efektiv që siguron paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët dhe planetit”. Kryetarët e parlamenteve do të diskutojnë për prioritetet për të cilat nevojitet aksion ndërkombëtar parlamentar urgjent, përfshirë edhe reaksioni global ndaj pandemisë dhe rikuperimin pas KOVID-19, ndryshimet klimatike, lufta kundër dezinformimeve, pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe barazia gjinore.
Në hapjen solemne të Konferencës do të drejtohen: Duarte Paçeko, kryetari i UIP-së (IPU), Volfgang Sobotka, Kryetari i Këshillit Nacional Austriak, Peter Ragëll, Kryetari i Këshillit Federal Austriak, Tone Vilhelmsen Troen, Kryetare e Parlamenti Norvegjez dhe Abdulla Shahid, Kryetari i Kuvendit të 76. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Konferencat botërore të kryetarëve të parlamenteve të UIP-së mbahen çdo vit të pestë, me qëllim të përforcimit të dimensionit parlamentar të administrimit global.
