Xhaferi: Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar ditën e Ilindetni.

Xhaferi shkruan: “Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida, në këtë ditë të veçantë, të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin e Krushevës dhe në idenë kryesore të KAÇKM-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, të lirë, të pavarur dhe me prosperitet, Gjithnjë duke i respektuar, duke i konsideruar dhe duke u mbështetur në të afërmit, bashkëqytetarin dhe fqinjin”.

Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në llogarin e tij në Facebook

Qytetarë të nderuar,

Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen, megjithatë dua që së paku në këtë mënyrë t’jua uroj festën e rëndësishme të 2 Gushtit – Ditën e Republikës.

Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë, për një jetë më të mirë të gjeneratave që do të vijnë. Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida, në këtë ditë të veçantë, të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin e Krushevës dhe në idenë kryesore të KAÇKM-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, të lirë, të pavarur dhe me prosperitet, Gjithnjë duke i respektuar, duke i konsideruar dhe duke u mbështetur në të afërmit, bashkëqytetarin dhe fqinjin.

Ju uroj një ditë të gëzuar festive me familjet tuaja dhe ju dëshiroj që sa më shpejt, duke I respektuar masat, arsyen dhe sjelljen e mirë, ta tejkalojmë edhe sfidën e quajtur COVID-19 dhe çdo festë ta shënojmë bashkërisht, me numër të madh dhe të lirë.

Gëzuar festën!

Shkup, 2 gusht 2020 Qytetarë të nderuar, Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen,…

Gepostet von Talat Xhaferi am Sonntag, 2. August 2020