Xhaferi: Gruevski nuk mundet edhe të ik edhe të arsyetohet për mungesën

TË FUNDIT

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në takim me gazetarët tha se seanca kuvendare në të cilën do të debatohet për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit do të mbahet më 7 qershor. Për pohimet e VMRO DPMN-së se Gruevski është i penguar për ta arsyetuar mungesën e tij, Xhaferi tha se nuk dëshiron të komenton qëndrime partiake, por tha se Gruevski nuk mundet të jetë edhe azilant edhe të jetë i penguar për tu arsyetuar.

“Por fakti që deputeti mbi bazë të vendimit të organit përkatës është i dënuar me heqje lirie për 2 vjet, nënkupton rrethana ligjore për statusin e deputetit në fjalë si pasoj e së cilës me vullnet të vetin largohet nga vendi dhe kërkon azil, ka rregulluar statusin e vet të pamundësisë. Në fakt është në ikje dhe nuk mund të jetë edhe në ikje me status të azilit edhe të jetë i penguar për të arsyetuar mosardhjen në punë. Nuk di si do e kishte arsyetuar mosardhjen në punë kur e gjithë bota e di që është azilant”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.