Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e njoftoi Komisionin për Mandat, Imunitet dhe Rregullore, se deputeti Nikolla Gruevski ka munguar pa arsye në punën e Parlamentit më shumë se 6 muaj. Sipas Rregullores, me këtë hapet mundësia që Komisioni të propozojë në Parlament që t’i merret mandati Nikolla Gruevskit, ndërsa për këtë Kuvendi do të debatojë në seancën e ardhshme. Që t’i merret mandati duhet të votojnë 2/3 e deputetëve ose më së paku 80 deputet. Sipas paralajmërimeve, Komisioni me shumë gjasa seancën do të caktojë për të hënën. Për Gruevskin ka aktvendim gjyqësor për dënim me burg prej 9 viteve për rastin “Tanku” të PSP-së, ndërsa është i dyshuar edhe si organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Ai është arratisur në Hungari ku ka fituar azil.
