Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i dërgoi telegram ngushëllimi sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit Evropian, Klaus Vele me rastin e vdekjes së kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sasoli.
“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimin më të thellë ndaj familjes, ndaj të afërmve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së Kryetarit të Parlamentit Evropian, kolegut dhe mikut tonë të dashur David Sasoli. Kryetari Sasoli, ishte politikan i cili shihte në ardhmëri, ishte i përkushtuar ndaj paqes dhe barazisë dhe ishte mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Trashëgimia e tij përfshin krijimin e familjes së përbashkët evropiane e cila do të përgjigjet ndaj pritjeve të gjithë qytetarëve evropianë. Me respekt të sinqertë ndaj trashëgimisë së tij, shprehim keqardhje për humbjen e tij bashkë me familjen e tij dhe kolegët nga Parlamenti Evropian” qëndron në kumtesë.
