Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në Click Plus të TV21 tha se administratorët të cilët marrin rrogë dhe rrinë në shtëpi nuk mund të mbesin pa punë. “Nëse nuk zbatohet ligji do të ketë sanksione. Institucionet nuk do të mund të refuzojnë administratorët për t’i marr në punë. Edhe në aspektin juridik nuk mundet që administratorët që kanë vendim pune të mbesin në punë” – tha Xhaferi.
