Xhaçka në Forumin e Prespës: Mosnisja e negociatave është mossukses i BE-së

TË FUNDIT

Olta Xhaçka, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka pasur paraqitje në Forumin e Prespës për Dialog.

Ka folur për mosnisjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Tiranën dhe Shkupin.

Thotë se ai është mossukses i BE-së, ndërkaq ka adresuar nevojën për ndryshimin e mënyrës së sjelljes së vendimeve për procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

“Mossuksesi i Këshillit për punë të përgjithshme që të sjellë vendim për konferencën ndërqeveritare të parë mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fat të keq ishte manifestim i mungesës së një procesi strategjik nga ana e Bashkimit Evropian. Besoj se BE-ja gjithashtu e kupton se një qasje e këtillë nuk është e përmbajtshme dhe se përfundimisht ka ardhur koha që të bëhet ndryshim serioz të mënyrës me anë të së cilës ajo përballet me Ballkanin Perëndimor. Për këtë besojmë se BE-ja duhet të ketë qasje tjetër ndaj nesh”, tha Xhaçka, transmeton TV21.

Ka folur edhe për faktin, se këto dy vende u bënë anëtare të plotfuqishme të NATO-s, por me dëshpërim shtoi, se “pati një dallim të madh mes NATO-s dhe BE-së në rajon dhe për fat të keq, ai dallim prodhoi pasoja për të gjithë ne”.

“BE-ja nuk ishte në gjendje të marrë qasje strategjike ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor i cili ishte aq kyç për atë çfarë e bëri NATO. Kjo dha hapësirë për projekte rivalësh që të përpiqen të të garojnë për ndikim në rajonin tonë”, shtoi ajo./TV21