Xabi Alonso do të drejtojë Chelsea

TË FUNDIT

Trajneri spanjoll Xabi Alonso ka pranuar ofertën e Chelsea dhe në sezonin e ardhshëm do të drejtojë “blutë” e Londrës. Klubi i Premier Ligës këtë sezon ndryshoi dy trajnerë, Enco Mareska dhe Liam Roseniër, ndërsa sezonin në stol e përfundon Kalum Mekfarllan.

Çelsi e ka shpallur vendimin për trajnerin e ri në të njëjtën ditë kur pësoi humbje në finalen e FA Cup kundër Mançester Sitit dhe në këtë mënyrë mbeti pa pjesëmarrje në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Lajmin për marrëveshjen e arritur e kanë raportuar disa media britanike.

Çabi Alonso këtë sezon e filloi si trajner i Real Madridit, por nën presion nga futbollistët u shkarkua, pasi më parë kishte udhëhequr me sukses Bajer Leverkuzenin, me të cilin fitoi titullin në Bundesligë pa asnjë humbje.

Ndërkohë, Çabi Alonso ka luajtur në Premier Ligë për Liverpulin dhe pritej që ai të ulej në vendin e Arne Slotit.