Wolfsburgu mohon ofertat për De Bruyne

TË FUNDIT

Vazhdimisht është raportuar për një interesim të madh të top klubeve evropiane për futbollistin e Wolfsbugut, Kevin de Bruyne. Megjithatë një gjë të tillë e kanë mohuar drejtuesit e ekipit gjerman.

“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për De Bruyne”, tha Klaus Allofs, menaxher i Wolfsburgut. Lidhur më rinovim ai ka thënë se nuk do të merren gjerat më nxitim, por një gjë e tillë do të bëhet pas përfundimit të kampionatit.

De Bruyne në Wolfsburg u transferua nga Chelsea, dhe pas formës së treguar në këtë klub ka bërë që ekipet si Bayern Munchen, Manchester City dhe Real Madrid të interesohen për shërbimet e tij.