Nga Klubi hendbollit Çair thonë se janë të përgatitur për ndeshjen ndaj Makabit të Izraelit, që do të zhvillohet nesër në Shkup, përcjell TV21. Trajneri dhe lojtarët thonë se edhe përkundër kundërshtarit të fuqishëm ,njehen të motivuar që të fitojnë ndeshjen që vlen për xhiron e tretë në EHF Kup. Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 18:00 në palestrën e “Metallurgut”, ndërkohë ndeshja e kthimit aty edhe ku do të vendoset kualifikuese për në raundin e radhës do të zhvillohet pas një jave në Tel Aviv të Izraelit.
