Gjenerali amerikan Ueslli Kllark, u mirëprit me duartrokitje dhe dekorime në Teatrin shqiptar të Shkupit.
E mori titullin “Qytetar nderi” i Komunës së Çairit, ndërsa u shpreh i lumtur që në Shkup po sheh paqe, prosperitet dhe entuziazëm.
“Sot është privilegj i madh për mua dhe djalin tim, i cili është këtu. Është kënaqësi të јam këtu në Shkup për të parë paqen, prosperitetin dhe të ndjejmë entuziazmin, për të shpresuar, për të besuar në të ardhmen”, tha Uesley Clark.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se gjenerali Kllark ka dhënë një shembull të fuqishëm për liderët e ardhshëm që çdo hap që e bëjnë duhet të jetë i mbushur me përgjegjësi, për të mbrojtur ata që janë më të dobët.
“Sot kemi një mundësi të veçantë për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme, një lider që jo vetëm ka udhëhequr një operacion human. Por me fuqinë e ndikimit të tij ka formuar dhe orientuar vizionin për një botë më të sigurt më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Gjenerali Veslli Kllark, ishte si një pëllumb paqeje, por i veshur me uniform ushtarake, kontributi i të cilit është kolosal në vendosjen e stabilitetit dhe mirëqenies”, tha Visar Ganiu.
Ndryshe, Uesley Kllark në vitin 1997 ishte emëruar komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana mori urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. Intervenimi nën komandën e Kllarkut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin: ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe, ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova, kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova, përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani.
