Wenger: Ozil nuk largohet

TË FUNDIT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë zërat se Mesut Ozil do të largohet nga klubi.

Mesfushori gjerman i ka kushtuar Topçinjve plot 42 milionë funte kur u transferua në vitin 2013, që është një rekord sa u përket blerjeve për skuadrën angleze.

Për Ozilin flitet se ka pasur oferta nga Juventusi dhe Besiktasi.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, i cili është i angazhuar plotësisht në klub dhe i fokusuar për arritjen e rezultateve të mira”, ka thënë Wenger para gazetarëve.

Menaxheri foli dhe për ndeshjen kundër Liverpoolit, ku deklaroi se Alexis Sanchez është i gatshëm të luajë 90 minuta për herë të parë këtë sezon.