Portieri Roman Weidenfeller pritet të mungojë në ndeshjen e radhës të cilën skuadra e Borussia Dortmundit e zhvillon ndaj Bayern Munchen.
Weidenfellerka munguar të shtunën në ndeshjen e Bundesligës, të cilën Dortmundi e fitoi ndaj Eintracht Frankfurt, me rezultat 2-0, kështu që do të mungojë edhe në ndeshjen e së martës në Kupë ndaj Bayenrit.
34-vjeçari pritet të zëvendësohet nga portieri australian Mitchell Langerak.
Ky i fundit po tregon siguri në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.
