Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, ka thënë se Qeveria e re Gjermanisë duhet të ketë një angazhim më të madh për rifllim serioz të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka theksuar se Qeveria e re gjermane duhet të ketë një qasje më ndryshe edhe ndaj Qeverisë së Serbisë, sipas tij duhet t’i jepet fund sundimit autoritar dhe autokratik.
“Unë pres një qëndrim dhe angazhim më të fortë nga Qeveria e re gjermane. Duhet përkushtim më i madh për integrimin në Bashkimin Evropian dhe një grindje të hapur me presidentin francez Emmanuel Macron për bllokadën e tij të anëtarësimit të ri”.
“Pres një angazhim më të fortë të Qeverisë së re për një rifillim serioz të negociatat Kosovë – Serbi, të cilat janë bllokuar tërësisht vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes Qeverisë së re dhe Berlinit ndaj Qeverisë së Vuçiqit në Serbi, si dhe fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që kemi parë në dhjetë vjetët e fundit,” ka thënë Weber në një intervistë për Nova.rs.