“Washington Post”: Rusia po përgatit ofensivë kundër Ukrainës me rreth 175 mijë trupa

TË FUNDIT

Sipas “Washington Post”, Rusia është duke përgatitur ofensivë kundër Ukrainës, e cila do të përfshijë deri në 175.000 trupa vitin e ardhshëm.

“Moska po përgatitet të nisë një ofensivë me “100 batalione të përbëra nga grupe taktike me forcë të vlerësuar prej 175.000 personave, ndërsa ofensiva do të përfshijë tanke, artileri dhe pajisje të tjera”, deklaroi një funksionar i lartë i amerikan për gazetën “Washington Post”.

Pentagoni nuk pranoi të komentonte raportin, por tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga “planet agresive të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim uljen e tensioneve në rajon dhe zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Ukrainën lindore”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Toni Semelrot.

Forcat ruse tani po përqendrohen në katër lokacione të ndryshme me 50 grupe taktike luftarake, lajmëroi “Uashington Post”, duke cituar një dokument ushtarak amerikan.

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin, do të diskutojnë tensionet mbi Ukrainën në një video-konferencë së shpejti, shtatë vjet pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia dhe kryengritjes së separatistëve pro-rus në Ukrainën lindore.