Wang Yi sqaron pozicionin e Kinës në fjalën e hapjes në dialogun strategjik të nivelit të lartë Kinë-SHBA

TË FUNDIT

Të enjten, Yang Jiechi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës për Punët e Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, dhe Wang Yi, këshilltari i Shtetit e ministër i Jashtëm, nisën në Anchorage të Alaskës dialogun strategjik të nivelit të lartë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara me sekretarin e Shtetit të ShBA-së Tony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Pas fjalës së hapjes nga pala amerikane, Wang Yi tha se pala kineze gjendet në Alaskë me ftesë të ShBA-së. Anchorage ndodhet në mes të rrugës midis kryeqyteteve të Kinës e Shteteve të Bashkuara dhe është një “pikë karburanti” për shkëmbimet kino-amerikane dhe një “kryqëzim” ku Kina dhe ShBA-ja takohen me njëra-tjetrën. Në vitet e kaluara  marrëdhëniet kino-amerikane kanë hasur në vështirësi serioze të papara. Kjo situatë ka dëmtuar interesat e të dy popujve dhe stabilitetin e zhvillimin e botës.

Wang Yi u shpreh më tej se është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se më 17 mars, ShBA-ja i përshkallëzoi edhe një herë të ashtuquajturat sanksione ndaj Kinës për çështjen e Hong-Kongut. Një qendrim tillë e  ka krijuar tensione te reja veçanerisht ne prag te  takimit Alaskes dhe Kina natyrisht e kundërshton me vendosmëri atë. Nëse ShBA-ja dëshiron ta përdorë këtë për të rritur të ashtuquajturën epërsi të saj ndaj Kinës, ajo po vepron plotësisht gabim. Kjo qasje nuk do të ndikojë aspak në pozicionin e ligjshëm të Kinës dhe as nuk do të lëkundë vullnetin e vendosur të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e vet.

Wang Yi tha gjithashtu se telefonata midis presidentit Xi Jinping dhe presidentit Joe Biden në prag të Vitit të Ri Kinez është shumë e rëndësishme dhe konsensusi i arritur midis të dy palëve vuri në dukje drejtimin për kthimin e marrëdhënieve kino-amerikane në rrugën e duhur. Komuniteti ndërkombëtar i kushton vëmendje të madhe dialogut të tanishëm, si edhe nëse të dy palët do të tregojnë vërtet sinqeritet e vullnet të mirë dhe do t’i dërgojnë botës një sinjal pozitiv. Nëse ShBA-ja është e gatshme, pala kineze mund të punojë bashkë me palën amerikane për të shkëmbyer pikëpamje mbi bazën e respektit të ndërsjellë, për të marrë përgjegjësi së bashku dhe për t’i bërë siç duhet punët që duhen bërë.