Wanda Nara flet për gjendjen e saj shëndetësore

TË FUNDIT


Wanda Nara nuk ka qenë asnjëherë larg titujve në vitet e fundit.

Argjentinasja ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nara ka qetësuar ndjekësit duke iu përgjigjur disa pyetjeve që i drejtohen asaj.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.