Vetëvendosje ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër. Pas dorëzimit, Rexhep Selimi i VV-së tha se presin nga Kushtetuesja të veprojë drejtë. Ai vlerësoi se presidenti Thaçi ka bërë shkelje të kushtetutës. “Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Presidentit, të cilin e bëri publik para pak kohësh. Me këtë dekret, ne vlerësojmë se Presidenti ka vazhduar të shkelë Kushtetutën dhe si të tillë e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, deklaroi Selimi./21Media
