Janë betuar 36 vullnetarët amerikanë para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të i shërbejnë Kosovës. Vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu është drejtuar me mesazhe të shumta për Kosovën duke thënë se me qëndrimin e tyre dy vjeçar do të mahniten nga mikpritja kosovare.
Me këtë rast, Jahjaga ka falënderuar vullnetarët e Korpusit për gatishmërinë e tyre që të vijnë në Kosovë dhe të ndihmojnë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, iu është drejtuar Korpusit të Paqes duke thënë se këta vullnetarë do të prezantojnë paqen mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ai gjithashtu shtoi se SHBA ka për qëllim që të jetë miku më i ngushtë i Kosovës dhe për këtë është duke punuar çdo ditë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Barjami shprehi mirëseardhje dhe i falënderoi ata për punën që do të bëjnë në Kosovë duke shpresuar se qëndrimi dy vjeçar i këtyre vullnetarë të bëhet faktorë itransformimit modern të të rinjve kosovar.
