Automobilisti i Maqedonisë, Risto Vukov – Riko, me promovimin spektakolar të automobilit të ri në Shkup konfirmoi se edhe gjatë vitit 2021 do të vazhdojë me PORSCHE CARRERA CUP i cili vozitet në Itali. Riko edhe gjatë vitit 2021 do të performojë në PORSCHE CARRERA CUP italiane si pjesë e ekipit GDL Racing. Sezonin e kaluar Riko e bëri hapin kyç duke u transferuar në ujërat ndërkombëtatë të auto-moto sportit, pasi që paraprakisht bëri karrierë rinore me garat karting, si dhe nëpër kampionatet automobilistike në vendet e Ballkanit.
“Qëllimi ynë vitin e kaluar ishte të njiheshim me pistat dhe makinën, duke përdorur çdo mundësi për të fituar përvojë në mjedisin e ri. Çdo ndryshim i makinës që drejton një shofer në gara kërkon kohë për adaptim gjithashtu edhe çdo pistë e re, sepse sezoni i kaluar ishte i pari për mua në këtë garë. Jemi të vetëdijshëm se në kushtet e pandemisë globale përpjekjet tona për të përfunduar sezonin ishin në nivel shumë më të lartë, dhe e gjithë kjo ishte përplot me stres gjatë udhëtimeve. Këtë vit gjithçka është prapa nesh”, tha Risto Vukov.
