Në takimin Zaev, Vuçiq, Rama dhe Brnabiç, Vuçiq u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim, duke shtuar se të trija këto shtete janë të vogla, siç tha ai dhe duhet të mbështesin njëra-tjetrën, përcjell TV21. Vuçiq në fjalimin e tij tha se bashkëpunimi dhe memorandumet duhet të funksionojnë dhe në blerjen e vakcinës kundër Covid-19. Ai premtoi se nëse ka nevojë spitalet e Serbisë do të pranojnë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
