Vuçiq kundër Putinit: Krimea dhe Donbasi janë territore të Ukrainës

TË FUNDIT

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq poshtë pretendimet territoriale të Vladimir Putin për Ukrainën dhe parashikoi se “më e keqja nuk ka ardhur ende” në konfliktin midis këtyre dy vendeve.

Në një intervistë për Bloomberg, Vuçiq, i cili ka pasur dhjetëra takime me Putinin në vitet e fundit, u shpreh se nuk ka folur me homologun e tij rus për shumë muaj.

“Ne kemi thënë që në fillim se nuk jemi në gjendje dhe nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për ne, Krimea është Ukrainë, Donbasi është Ukraina dhe kështu do të mbetet,” theksoi ai.

Vuçiq tha gjithashtu se do të ishte gabim të supozohet se qeveria serbe mbështet plotësisht lidershipin në Moskë.

“Ne nuk jemi gjithmonë entuziastë për disa nga qëndrimet e tyre. Ne kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira, por kjo nuk do të thotë se ne mbështesim çdo vendim ose shumicën e vendimeve që vijnë nga Kremlini”, nënvizoi kreu i shtetit serb.

Lidhur me pretendimet se grupi mercenar rus Wagner po kërkon serbët për të luftuar në Ukrainë, presidenti është i vendosur: “Wagner nuk do ta bëjë këtë në Serbi”.