Formimi i Asociacionit dhe mbajtja e procesit zgjedhor në veri të Kosovës janë dy çështje urgjente, i ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në një takim që kanë mbajtur sot.
“E theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit, mbajtjen urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë të përmbushë detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare në respekt të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Kartës së OKB-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij “Instagram”./21Media
