Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev për ti ofruar gadishmërinë për ti ndihmuar.

Vuçiq u dërgoi ngushëllime në emër të të gjithë qytetarëve serbë për familjet e viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës.

Në të njëjtën kohë, ai i tha kryeministrit Zaev se Serbia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, tha Vuçiç në një bisedë telefonike me Zaev, shkruan Tanjug.