Vuçiq goditet sërish nga “Anonymous”, zbulohen email-at e zyrtarëve serbë

TË FUNDIT

Grupi i hakerëve “Anonynous”, i ka bërë një tjetër “befasi” presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky grup bëri të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Akoma me qen”, është mesazhi i dërguar kreut të shtetit të Serbisë.

Konflikti mes dy palëve pati nisur disa ditë më parë kur hakerët i patën bërë thirrje Vuçiqit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.

“Anonymous” e pati hakuar edhe faqen e ushtrisë serbe.