Vuçiq e qeras Orbanin me byrek në Suboticë: Miqësia mes Serbisë dhe Hungarisë, më e fortë se çdo protokoll

TË FUNDIT

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka mbërritur për një vizitë në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Suboticë.

Edhe pse fokusi kryesor i ditës ishte diskutimi i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë NIS, të dy liderët vendosën që takimin ta nisnin në një atmosferë shumë më të çlodhur.

Para takimeve zyrtare, Vuçiq e çoi Orban-in për të ngrënë një byrek të ngrohtë, dhe një pjesë të bisedës e kaluan në një nga byrektoret e njohura të Suboticës.

Presidenti serb publikoi disa fotografi nga ky takim joformal në Facebook, duke shkruar:

“Thonë se partneritetet strategjike diskutohen në tryeza të mëdha, por Viktor Orban dhe unë vendosëm ta bëjmë këtë me një byrek të ngrohtë, sepse miqësia mes Serbisë dhe Hungarisë është prej kohësh më e fortë se çdo protokoll. Jam i lumtur që edhe këtë takim e shoqëruam me një bisedë të mirë dhe me një byrek edhe më të mirë”, shkroi Vuçiq.