Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit dhe shtoi se kryerësit e kanë pranuar vrasjen.
“Po shkojmë në vendin ku është hedhur trupi”, tha Vuçiqi në mbledhjen e Qeverisë dhe shtoi “me çfarë monstrash kemi punë”.
Policia arrestoi dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.
“Sa e kuptova, ata e pranuan veprën. Po shkojnë në vendin ku ishte hedhur trupi i fëmijës”, shton Vuçiqi.
Ai e falënderoi policinë për punën dhe përkushtimin e madh.
Dhjetë ditë zgjati hetimi për dyvjeçaren Danka Iliç e cila u zhduk në Fushën Banjsko në Bor.
