Vuçiç: Jemi për një kompromis me Prishtinën, po ruajmë paqen në Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, president serb Vuçiq me kancelarin Scholz tha se besonte se vendi i tij ka fuqi për të përparuar në dialogun me Kosovën.

“Ne do të bëjmë çmos që të shkojmë drejt një zgjidhjeje kompromisi, por këto nuk mund të jenë vetëm dëshirat tona, siç e tregon kjo fjalë qartë, për ne dhe të tjerët në dialog”, tha Vuçiq në takimin e përbashkët.

Vuçiq tha se temë diskutimi ka qenë edhe qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, duke theksuar se kancelares ia ka vënë në dukje vendosmërinë e Serbisë për natyrën e atij konflikti dhe dy herë në votime të rëndësishme në OKB dhe OSBE.